thjeshtë, mençur, absolutisht bukur
IMEX Outdoor është kompani e themeluar në vitin 2019 me bazë në Prishtinë. Aktiviteti ynë themelor është ofrimi i zgjidhjeve dhe shërbimeve për sistemet e marketingut të jashtëm (Outdoor Marketing).
Me qasje inovative dhe përzgjedhje të produkteve cilësore, IMEX Outdoor ofron diversitet, mundësi dhe avantazh në tregun e marketingut të jashtëm, duke iu mundësuar klientëve hapësirën, mjetet dhe konceptet që i lidhin bizneset me konsumatorët.
Në qendër të angazhimit tonë është ofrimi i hapësirës për marketing dhe zhvillimit të ideve dhe zgjidhjeve të qëndrueshme në mënyrë që bizneset të rriten dhe të mbahen mend nga klientët e tyre.
Përfitimet e reklamimit të jashtëm
Reklamimi jashtë shtëpisë ofron përfitime të shumta për bizneset e të gjitha madhësive dhe të të gjitha industrive. Këtu mund të shikoni disa nga përfitimet më të dukshme që mund të ofrojë ky lloj reklamimi:
Kanë më shumë ndikim. Për dallim nga format e tjera të reklamimit, reklamimi i jashtëm nuk pengon kohën e juaj në shtëpi. Me fjalë të tjera, njerëzit nuk kanë pse të ndezin një TV ose një kompjuter ose të hapin një revistë për t’i parë ato. Këto reklama janë pjesë e mjedisit, shihen vazhdimisht dhe nuk çaktivizohen. Si të tilla, ato krijojnë një ndikim të rëndësishëm.
Tërheqja e vëmendjes. Ndryshe nga format e tjera të reklamimit, siç janë reklamat në revista ose reklamat në TV, marketingu i jashtëm është unik. Ky lloj i marketingut i përshtatet më shumë kujtesës së njerëzve dhe reklamat e rëna në sy gjatë lëvizjes nuk harrohen lehtë.
Audiencë më e gjerë. Për markat dhe brendet që synojnë të arrijnë një audiencë të gjerë, reklamimi i jashtëm është një mundësi e shkëlqyeshme. Konsumatorët që mund të mos kenë qasje në modalitete të tjera të reklamimit, kanë qasje direkte dhe të pakushtëzuar në reklamat e jashtme.
Janë angazhuese. Reklamimi i jashtëm e prishë monotoninë e një udhëtimi të përditshëm. Kjo do të thotë që konsumatorët kanë më shumë të ngjarë të merren me këtë metodë të reklamimit dhe janë më të prirur të memorizojnë produktet dhe të ndërmarrin veprime rreth tyre.
Kosto-efektive. Reklamimi i jashtëm është shumë më i lirë si kosto se sa llojet e tjera të reklamave, siç janë reklamat televizive dhe forma tjera. Ato gjithashtu ofrojnë një kthim më të madh të investimeve, duke i bërë një mundësi të shkëlqyeshme për pronarët e bizneseve që janë me buxhet më të vogël ose që janë në kërkim të një opsioni të lezetshëm të reklamimit.
IMEX Outdoor ka staf me eksperiencë të gjatë në marketingun e jashtëm në vendet si Turqia, Britania e Madhe, Italia dhe Holanda. Eksperienca e kombinuar rreth teknologjisë së marketingut, koncepteve ideore dhe përzgjedhja e produkteve origjinale janë tipare themelore të stafit të IMEX
PROCESI YNË I PUNËS
Për klientët që kanë animacionet e gatshme dhe duan vetëm hapësirën për reklamim, ne ofrojmë një komoditet të shpejtë të vënies në funksion të hapësirës për reklamat e tyre.
Për klientët që duan të reklamojnë produktet e tyre në hapësirën tonë por që nuk kanë animacione, ne ofrojmë dizajnimin dhe shtypjen e reklamave të produkteve të tyre me një kosto tejet të ultë. Angazhohemi profesionalisht për t’ju paraqitur denjësisht.
Klientët që duan të blejnë pajisjet për reklamimin e jashtëm nga ne, ne ju ofrojmë asistencë të plotë që nga diversiteti i blerjes, deri tek pozicionimi dhe vënia në funksion e këtyre pajisjeve.
Për klientët që blejnë pajisjet tona të reklamimit të jashtëm, ofrojmë edhe mirëmbajtje të kohë pas kohshme si dhe me kërkesë të klientit.